Duda Balje s’ia konfirmon Kurtit nëse do ta mbështetë për mandat të tretë
Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë.
“Në fakt unë dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjak i kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Do me thënë është takimi i parë. Tash për tash jemi në fazën e bisedimeve dhe asgjë konkrete. Për kërkesa fola disa herë, do me thënë është komuna e boshnjakëve, reforma në arsim edhe trajtim i barabartë me të gjithë deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Nuk e kemi caktuar hala takimin e radhës”, tha ajo, raporton Periskopi.
Balje ka treguar se ka biseduar edhe për partitë tjera opozitare në Kosovë.
“Po edhe kemi fol do me thënë ne jemi pjesë e Kuvendit edhe kemi të drejtë me folë me secilin. Do me thënë me secilën parti shqiptare e cila i ka 51 votë edhe ne si komunitet jemi këtu. Edhe ata kanë me pa, kanë me mendu edhe jemi duke pritur takimin e radhës”, tha ajo.
E pyetur nga gazetarët se a vlenë kushti i njejtë edhe për partitë opozitare për krijimin e komunës së boshnjakëve.
Balje është zotuar se “Kushtet janë të njëjta edhe për partitë opozitare”, tha tutje ajo, raporton Periskopi.
Për votimin e kryeparlamentarit dhe Qeverisë së Kosovës, Balje ka thënë se se “tash varet prej bisedave të cilat kemi me i pasur deri më 15 prill”.
Se a vlejnë këto kërkesa edhe për kryeparalamentarin edhe për kryeministrin deputejtja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se “Duhet me pa në takimin e radhës. Ne tash kemi takimin e partisë, me kryesinë edhe pastaj kemi me vendos”./Periskopi/



