Haziri i hedh kunja Pecit: LDK-ja nuk ka ble bari të rriqrave në vend të zëvendësimeve tjera
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri i ka reaguar deputetit të Listës GUXO, Faton Peci i cili tha se ‘LDK është ‘shoqëri aksionare’.
Haziri tha se ‘’LDK asnjëherë nuk ka ble bari të rriqrave në vend të zëvendësimeve tjera. LDK është institucion politik ku njerëzit janë rritë politikisht’’, u shpreh Haziri.
“Njerëzit që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete, së paku duhet me i marr kujtimet e mira me vete. LDK asnjëherë nuk ka blerë bari të rriqnave në vend të zëvendësimeve tjera dhe nuk ka flliq politika me situata të tilla, kështu që ju kisha lut me qenë shumë të kujdesshëm në këtë raport. LDK është institucion politik ku shumë njerëz janë rrit e eduku, pjek politikisht por ka edhe të tillë që e kanë konsumu LDK’në, e kanë shfrytëzu, jo si trampolinë politike por e kanë gërry politikisht LDK’në për motive politike. Nëse ju ec kështu, le t’iu ec/Periskopi/
AUV e konfirmon raportimin e Periskopit që bleu ilaç kundër morrave në vend të ilaçit për rriqra



