“A keqyrë ti para se me nënshkru diçka?”, gazetari Kërquki e zë ngushtë Pecin rreth raportimit të Periskopit

“A keqyrë ti para se me nënshkru diçka?”, gazetari Kërquki e zë ngushtë Pecin rreth raportimit të Periskopit

Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore, që i ka kushtuar Kosovës mbi 8 milionë euro, e që nuk ka punuar asnjë ditë, i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik. Asetet milionëshe, pajisjet përcjellëse, kamionët, prona dhe makineria iu dhanë një kompanie ekonomike vetëm 5 ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpalli tenderin – duke ngritur dyshime për një skemë korruptive, favorizimi dhe interesi, raporton Periskopi.

Për këtë skandal është pyetur vet nënshkruesi i kësaj kontrate, që është ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.

Ai e arsyetoi këtë duke thënë se ani pse i nënshkruan, nuk është vlerësues i tenderave.

 

Pjesë nga debati Kërquki-Peci:

Kërquki: A të flasim për këtë kontratë që është absolutisht prej skandaleve më të mëdha që është përfshi një ministër kosovar

Peci: Konstatimi yt për mua është skandal, qysh ti me lehtësi pe quan skandal

Kërquki: Tash publiku na vlerëson. Bëhet fjalë për një pronë publike që ju ka dhënë me qira një kompanie e cila pastaj del që pronarët diku i ka edhe serbë. E cila është shoqëru me plot shkelje….

Peci: Cili është serbi

Kërquki: E patën Kallxo.com, emrin

Peci: Ai nuk është serb

Kërquki: Selinë e ka në Beograd, për ju mundet me qenë i pranueshëm nëse ka naj religjion tjetër por ai selinë e ka ne Beograd

Peci: Nuk e kam trajtu në prizmin religjioz…

Kërquki: Ju ja keni dhanë tenderin një kompanie me pronar Naser Maloku, i cili i ka edhe disa aksionarë tjetër por që i del edhe një me seli në Beograd. Kontrata ka shkelje të shumta. Kompania që e ka fitu tenderin është themelu pesë ditë pasi është shpallë tenderi. Pesë ditë mbrapa është themelu kompania, ndërkohë në kritere thotë se duhet me pas 12-15 vjet përvojë në këtë lami. Shkelja e parë. Kompania është themelu pasi e keni shpall tenderin, kush ka vendos që me ja dhan dikujna tenderin kur kriteret kanë qenë të qarta, mi pas deri 12-15 përvojë në operim në këtë treg.

Peci: Qata që kanë vendos janë me emra e mbiemra, janë komisioni që e ka themelu Agjencia

Kërquki: Ju e keni nënshkru, janë inicialet tuaja

Peci: Nuk mundesh mi ikë përgjegjësisë institucionale…Nuk jam vlerësues i tenderit, vlerësues janë dikush tjetër.

Kërquki: A këqyrë ti para se me nënshkru diçka, unë jam drejtor në këtë TV ku jeni sonte, çdo gjë që nënshkruaj e shoh paraprakisht. Edhe pse përgjegjësia ime në dallim prej teje është si nata me ditë…

Skandal në Agjencinë e Ushqimit: Fabrika 8 milionëshe përfundon te operatori që u regjistrua 5 ditë pas shpalljes së tenderit

Albin Kurti i përfshirë në skandalin e AUV’it: Përmes një vendimi i parapriu fabrikës 8 milionëshe për përpunimin e mbetjeve shtazore

Së pari nënshkrimi i kontratës, pastaj kurdisja e ligjit: Ja si veproi Faton Peci dhe AUV’i për tenderin për fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore

 

 

 

Shpërndaje në: