OSHP hodhi poshtë ankesën, KEK: Tenderi për rehabilitimin e njësisë A3 vazhdon me intensitet të plotë
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik për tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).Pas këtij vendimi KEK-u ka njoftuar se projekti do të vazhdojë me intensitet të plotë.
KEK-u më 4 korrik pati njoftuar se e ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3.Në njoftimin e KEK-ut që është publikuar në platformën e-Prokurimi, thuhej se ai është pezulluar pasi KEK-u ka pranuar një ankesë.
“Për arsye se Autoriteti Kontraktues ka pranua një ankesë për tenderin e lartcekur, ju njoftojmë se Autoriteti Kontraktues e pezullon këtë aktivitet deri në njoftimin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e KEK-ut për pezullim.Vlera e paraparë e këtij tenderi është 137 milionë euro. /Periskopi/



