Të lidhur me Hezbollahun: Agjentët amerikanë godasin kartelin e drogës “Kinahan”, detaje nga zbulimi i “narko-cisternës”
Një operacion i madh i zhvilluar nga agjentë amerikan ka rezultuar me sukses duke arrestuar tetë burra nga karteli i drogës Kinahan në fillim të këtij muaji në përpjekjen tyre për të kontrabanduar 2.2 ton kokainë, me vlerë 132 milionë paund (178 milionë dollarë). Ata u kapën gjatë bastisjes së Forcave Speciale në një ‘narko-cisternë’ në Detin Irlandez.
Misioni me rreziqe të larta, i zbuluar për herë të parë në të dhënat e gjykatës federale, nxori në pah se si grupi po zgjerohej globalisht, raporton DailyMali, transmeton Periskopi.
Gangsterët irlandezë të narkoikëve – që kanë lidhje me Britaninë – akuzohen për trafikimin e metamfetaminës dhe kimikateve pararendëse të fentanilit në të gjithë botën.
Ky zbulim u cilësua si sekuestrimi më i madh i kokainës ndonjëherë në ujërat irlandeze dhe zbuloi se si familja Kinahan ishte e lidhur me grupin terrorist të mbështetur nga Irani, Hezbollah.



