Tahiri: Mitrovica e ka Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më modernen në rajon

Tahiri: Mitrovica e ka Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më modernen në rajon

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK’së, Arian Tahiri ka thënë se familjet në Mitrovicë tani ndjehen më të sigurt pasi shëndetësia funksionon më mirë, raporton Periskopi.

Ai deklaroi se Mitrovica e ka Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më modernen në rajon.

Tahiri thekson se nuk do të lejojnë që prindërit e fëmijët të mos marrin kujdesin që e meritojnë.

Postimi i plotë:

Çdo familje në Mitrovicë ndjehet më e sigurt, sepse qendrat shëndetësore po funksionojnë shumë më mirë. Gjatë këtyre viteve jemi përpjekur t’iu qëndrojmë sa më afër banorëve me shërbime shëndetësore më cilësore, sepse shëndeti nuk pret dhe as qytetarët tanë.
Sot, Mitrovica e ka Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më modernen, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Sot, Mitrovica i ka të rregulluara Qendrat e Mjekësisë Familjare gjithandej lagjeve dhe fshatrave të saj.
Nuk do të lejojmë kurrë që nënat dhe baballarët tanë, fëmijët tanë, të mos e marrin kujdesin që e meritojnë. Nuk do të lejojmë kurrë që banorët e fshatrave të Mitrovicës të ndjehen të harruar.
Shëndeti juaj, prioriteti ynë!

Shpërndaje në: