Izraeli merr dy trupa që Hamasi thotë se janë pengje të vdekura
Izraeli ka marrë dy trupa që Hamasi thotë se janë dy pengje të tjera të vdekura që mbaheshin në Gaza, ka raportuar BBC.
Ushtria izraelite tha se dy arkivole iu dorëzuan trupave në territorin palestinez nga Kryqi i Kuq, i cili i kishte marrë më parë nga Hamasi.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se arkivolet – të cilat u shoqëruan nga ushtria – kishin kaluar në Izrael dhe do të çohen për t’u identifikuar zyrtarisht në Tel Aviv.
Konfirmimi i identiteteve të tyre do të thotë se Hamasi ka transferuar 15 nga 28 pengjet e vdekura izraelite sipas fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të në fillim të këtij muaji. Të 20 pengjet e gjalla u liruan menjëherë pas arritjes së marrëveshjes./Periskopi/



