Koalicion me VV, reagon PDK në Fushë Kosovë: Nuk është vendosur asgjë konkrete

Koalicion me VV, reagon PDK në Fushë Kosovë: Nuk është vendosur asgjë konkrete

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrahim Tërnava, ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me takimin e tij me Valon Prebezën nga VV-ja.

Tërnava thekson se takimet me përfaqësues të LDK-së dhe VV-së janë zhvilluar vetëm për konsulta politike, pa pasur asnjë vendimmarrje për marrëveshje apo koalicion.

“Jemi në demokraci, prandaj takimet janë pjesë e kulturës politike dhe nuk përbëjnë as blasfemi e as herezi. Në këto takime nuk është vendosur asgjë konkrete, dmth nuk bëhet fjalë për marrëveshje apo koalicione, por vetëm konsultime të zakonshme”, tha Tërnava.

Ai gjithashtu nënvizoi se çdo vendim për koalicione dhe marrëveshje do të merret në degën e PDK-së në Fushë-Kosovë, në koordinim të plotë me këshillin drejtues të partisë.

“Çdo lajm tendencioz në media me konotacion politik është vetëm spekulim për qëllime folklorike dhe komerciale”, tha Tërnava.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë, anëtarë, aktivistë, mbështetës e simpatizantë

Pas rezultatit zgjedhor të 9 tetorit, takimet me dy përfaqësuesit e dy partive politike në Fushë-Kosovë, përkatësisht me kandidatin e LDK-së dhe VV-së kanë ardhë me iniciativën e tyre dhe kanë qenë takime konsultative e asgjë më shumë, e ripërsëris vetëm takime konsultative. Jemi në demokraci, prandaj takimet janë pjesë e kulturës politike, nuk janë as blasfemi e as herezi.

Në këto takime nuk është vendosur për asgjë konkrete dmth nuk bëhet fjalë për marrëveshje e as koalicione por konsulta të zakonshme.

Koalicionet e marrëveshjet ne i bëjmë në degën tonë në konsultim të plotë me qendrën e PDK-së

Unë si Kryetar i PDK-së, për çdo gjë deri më tani kam informuar votuesit, anëtarët e simpatizantët, dhe kësisoji çdo lajm tendencioz dhe me konotacion politik i publikuar në media, janë e mbeten vetëm spekulime për qëllime folklorike dhe komerciale.

Shpërndaje në: