Astrit Gashi pas incidentit mes Zemajt dhe një qytetari: Policia ka marrë pamjet e xhiruara
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, sot pasdite ka pasur një incident me një qytetar derisa po zhvillonte një intervistë.
Gazetari Astrit Gashi, i cili po realizonte intervisten me Zemajn ka theksuar se për incidentin është njoftuar Policia e Kosovës dhe se ajo ka marrë të gjitha pamjet e xhiruara nga kamerat.
Gashi ka shtuar se, për të mos penguar hetimet, nuk do të japë detaje shtesë rreth ngjarjes, ndërsa ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e rendit deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Postimi i plotë:
Te dashur miq,
Sot pasdite gjate xhirimit te nje interviste me deputetin e Kuvendit te Kosoves Armend Zemaj, ka ndodhur nje incident fizik mes ketij te fundit dhe nje qytetari.
Per incidentin eshte lajmeruar Policia e Kosoves, e cila i ka marre te gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Per te lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do te leshohem ne detaje te incidentit.
Si individ dhe media ndjejme keqardhje te thelle per incidentin si dhe mbetem i hapur per te bashkepunuar me cdo forme me organet e rendit, per zbardhjen deri ne fund te ketij rasti.



