Besnik Berisha: Armend Zemaj u përballë me fyerje dhe sulm të rëndë

Besnik Berisha: Armend Zemaj u përballë me fyerje dhe sulm të rëndë

Avokati Besnik Berisha, ka reaguar pasi deputeti Armend Zemaj u përfshi në një incident fizik në sheshin e Prishtinës

Berisha që është edhe avokat i Zemajt, thotë se ky i fundit ishte viktimë e rastit pasi është përballë me fyerje dhe sulme.

“Lidhur me incidentin e ndodhur sot ne sheshin e Prishtines, ku klienti dhe miku im, deputeti Armend Zemaj, u perballe me fyerje dhe sulm te rende, njoftoj kedo qe ka interes se z. Zemaj nuk ka qene ne asnje rrethane nxites apo agresor i situates. Perkundrazi, ai ka qene viktime e nje provokimi dhe fyerjeje te rende, pasuar nga nje sulm fizik i paprovokuar, per te cilin eshte dhene deklarate dhe zhvilluar interviste zyrtare ne Polici. Bashke me z. Zemaj, ngjarjen e kemi sqaruar plotesisht dhe faktet tashme jane te dokumentuara ne duart e hetuesve dhe per dijeni te Prokurorise”, ka shkruar ai.

Sa i përket qytetarit, Berisha tha se u paraqit si viktimë por që sipas tij është sulmues.

“Personi qe ne raportimet e para eshte paraqitur si viktime, ne realitet ka qene sulmuesi dhe agresori i vetem ne kete rast. Pavaresisht se nuk ka pasur asnje faj apo kontribut ne incident, z. Zemaj ka shprehur keqardhje per situaten, duke manifestuar dinjitet dhe pergjegjesi publike. Me respekt te plote per median dhe punen e secilit gazetar, kujtoj se raportimi me tituj qe aludojne se z. Zemaj ka sulmuar nje qytetar duhet te korrigjohen dhe titujt te reflektojne faktet reale pa deformine te se vertetes”, tha ai.

Kurse, nga ana tjetër deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke thënë se derisa ka qenë duke dhënë një intervistë, është provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë”, ka shkruar ai.

Zemaj ka thënë se s’do të duhej të binte pre e provokimit dhe ka kërkuar falje për incidentin që ka ndodhur.

“Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.

Zemaj kërkon falje publike për incidentin fizik më një qytetar: Reagova në afekt dhuna nuk është përgjigje e drejtë

Shpërndaje në: