Publikohen pamjet momenti kur nis përplasja fizike ndërmjet deputetit Zemaj dhe qytetarit

Publikohen pamjet momenti kur nis përplasja fizike ndërmjet deputetit Zemaj dhe qytetarit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj,është përfshirë në një incidenti fizik në sheshin e Prishtinës, raporton Periskopi.

Gazeta Blic ka publikuar pamjet e momentin kur nis përplasja fizike ndërmjet deputetit të Armend Zemaj dhe qytetarit në sheshin e Prishtinës.

Kurse, nga ana tjetër deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke thënë se derisa ka qenë duke dhënë një intervistë, është provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë”, ka shkruar ai.

Zemaj ka thënë se s’do të duhej të binte pre e provokimit dhe ka kërkuar falje për incidentin që ka ndodhur.

“Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.

Zemaj kërkon falje publike për incidentin fizik më një qytetar: Reagova në afekt dhuna nuk është përgjigje e drejtë

Kurse, gazetari Astrit Gashi, i cili po realizonte intervisten me Zemajn ka theksuar se për incidentin është njoftuar Policia e Kosovës dhe se ajo ka marrë të gjitha pamjet e xhiruara nga kamerat.

Gashi ka shtuar se, për të mos penguar hetimet, nuk do të japë detaje shtesë rreth ngjarjes, ndërsa ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e rendit deri në zbardhjen e plotë të rastit.

 

Shpërndaje në: