Votimi për formimin e Qeverisë së re do të bëhet në mënyrë elektronike, jo me ngritje dore
Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i seancës së jashtëzakonshme që ka vetëm një pikë të rendit të ditës e që është krijimi i Qeverisë së re.
Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit kanë nisur të grumbullohen në Kuvend.
Raportohet se votimi për formimin e Qeverisë së re do të bëhet në mënyrë elektronike dhe jo si zakonisht që bëhet me ngritje dore.



