Vazhdon aksioni i PSRK-së dhe Policisë: Bastiset shtëpia e prokurorit Shala që u arrestua nën dyshimin për ryshfet
Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).
Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, raporton Periskopi
Ndërkohë aksioni është duke vazhduar me bastisjen e shtëpisë së prokurorit Beqë Shala.
Pamje nga Betimi për Drejtësi:



