Deri në këtë datë presidentja Osmani ka kohë t’i ftojë partitë politike për konsultime

Deri në këtë datë presidentja Osmani ka kohë t’i ftojë partitë politike për konsultime

Albin Kurti ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Për Kurtin pro votuan 55 deputetë ndërsa kundër votuan partitë e ish-opozitës e po ashtu abstenuan katër deputetë.

Pas dëshmit të krijimit të qeverisë nga Kurti, tashmë presidentja e vendit Vjosa Osmani duhet që të vendos që brenda afatit prej 10 ditësh kujt do t’ia jap mandatin për formimin e Qeverisë, sipas procedurës së njëjtë.

Por kur pritet që Osmani të ftojë në takim partitë politke për konsultime?

Bekim Kupina këshilltar për Media ka thënë për indekonline se partitë do të ftohen për konsultime brenda afatit kushtetues.

Sipas afateve ligjore del se data e fundit kur Osmani duhet ti ftojë në takim partitë polikë është 5 nëntor.

Ndërsa partitë politike presin ftesë nga Osmani, në anën tjetër Gjykata Kushtetuese është ende duke e trajtuar një ankesë të Listës Serbe në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Shpërndaje në: