Dedaj për VV-në: Proserb, janë në luftë të ashpër me familjet e dëshmorëve
Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe akterë të saj, duke i quajtur “proserb”, shkruan Periskopi.
“Ata vjellin patriotizem të rrejshëm dhe kryesisht janë të strukur në LVV dhe këshilltar në kryeministri, nëpër ministri, në misione diplomatike, në agjensione, borde dhe ndërmarrje publike!
Këta janë profiter të kamufluar autonomist dhe proserb, në luftë të ashpër me familjet e dëshmorëve dhe me të gjithë ata të cilët me sakrifica dhe luftën e UÇK, e bënë realitet lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, shkroi Dedaj mes tjerash.
Postimi i plotë:
ISH AZILANTËT POLITIK, PROFITER DHE UZURPATORË TË LIRISË!
Interesant, sot 26 vjet pas luftës, më së shumti po gërvallen e zgërdhihen për patriotizem, qoftë në politikë apo nëpër studiot e mediumeve, ata ish azilant të cilët në vitet e lirisë 1990-1999, sorollateshin nëpër bahnhofe dhe rrugicave të Europës dhe të botës!
Ata në mungesë dhe deficit të pjesëmarrjes dhe të sakrificave për liri, tentojnë të kompensohen me zhurmë, brryla dhe shpifje!
Ata vjellin patriotizem të rrejshëm dhe kryesisht janë të strukur në LVV dhe këshilltar në kryeministri, nëpër ministri, në misione diplomatike, në agjensione, borde dhe ndërmarrje publike!
Këta janë profiter të kamufluar autonomist dhe proserb, në luftë të ashpër me familjet e dëshmorëve dhe me të gjithë ata të cilët me sakrifica dhe luftën e UÇK, e bënë realitet lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!



