Ekspertja e LDK: Qeveria Kurti po blen rrymë 812 mijë euro në ditë
Inxhinjerja, Janina Ymeri ka publikuar të dhëna alarmante ku tregon se sa ka importuar Koosova rrymë prej janarit deri në shtator, shkruan Periskopi.
Ymeri tha se gjatë kësaj periudhe janë importu 221,046,992 Euro Energji Elektrike, mesatarisht mbi 812,000 Euro në ditë.
Postimi i plotë:
Përmbledhje, nga 1 Janari deri 30 Shtator 2025, janë importu 221,046,992 Euro Energji Elektrike. Pra mbi 221 Milionë Euro sipas Doganës. Mesatarisht mbi 812,000 Euro në ditë!
Kosova ka një qeveri që si t’çohet në mëngjes i importon afër 1 Milionë Euro rrymë në ditë, e bën fitues të ankandeve Vuk Hamovic, ndërsa Presidentja thotë se mendon vetëm për Kosovën.
Për këtë shfaqje sponsor kemi kosovarin/en që paguan dhe emigrantin/en që ju dërgon para të familjes.



