Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se të martën qytetarët dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave, në Mitrovicë të Veriut, kanë hasur në eshtra (mbetje mortore) që potencialisht thuhet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës.
Informacioni thuhet se është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës.
“Informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje.Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko- ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për bashkëpunimin me qytetarët, që me raportimin e tyre kontribuojnë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.
“Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur”, thuhet në njoftim./Periskopi/