Totaj viziton punimet në rrugën “Marin Barleti”: Rigjallërimi i Shadërvanit po bëhet referencë për gjithë Ballkanin

Totaj viziton punimet në rrugën “Marin Barleti”: Rigjallërimi i Shadërvanit po bëhet referencë për gjithë Ballkanin

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të ri, Shaqir Totaj, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në Sheshin e Shadërvanit – një nga projektet më të mëdha të mandatit të tij të parë, që i ka rikthyer kësaj zone historike pamjen dhe gjallërinë që e karakterizon qytetin e Prizrenit.

Gjatë vizitës, Totaj u shpreh se punimet po ecin me standarde të larta profesionale dhe se ky investim ka ndikuar ndjeshëm edhe në rritjen e numrit të turistëve në qytet.

“Në pjesët periferike të Shadërvanit kanë vazhduar punimet dhe është bërë shtrimi i kubëzave, i kalldrëmit. Duhet me i falënderu mjeshtërve që e kanë sjellë një standard të lartë pune nga Italia. Kjo edhe njëherë e rikonfirmon përkushtimin e qeverisjes lokale se Shadërvanin do ta trajtojmë me kujdes të veçantë.” tha ai.

Totaj theksoi se me përfundimin e rrugës “Marin Barleti” dhe tërësisë së infrastrukturës përreth, Shadërvani do të marrë një vlerë të shtuar estetike dhe funksionale.

“Sheshi i Shadërvanit është pasuri jo vetëm e Prizrenit e Kosovës, por atraksion për mbarë rajonin,” shtoi ai, duke vlerësuar punën e bërë si “të jashtëzakonshme”.

Shpërndaje në: