“Takohemi me naj qysh dikun” – Thaçi e pranon që ia ka dërguar mesazhin biznismenit: E kam bërë me sugjerim të një shokut

“Takohemi me naj qysh dikun” – Thaçi e pranon që ia ka dërguar mesazhin biznismenit: E kam bërë me sugjerim të një shokut

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi e ka pranuar se i ka shkruar biznismenti Besnik Zymberi për takim fshehurazi, shkruan Periskopi.

“Sot, Besnik Zymberi pronari kompanisë All Zonne ka publikuar një mesazh timin, të cilin e kisha dërguar me sugjerim të një shoku të përbashkët”, shkroi mes tjerash Thaçi

 

Postimi i plotë:

Reagim

Sot, Besnik Zymberi pronari kompanisë All Zonne ka publikuar një mesazh timin, të cilin e kisha dërguar me sugjerim të një shoku të përbashkët.

Takimi është thirrur pas publikimit të çmimeve dhe krahasimit që kam bërë lidhur me tenderin e kogjenerimit në Obiliq.
Zotëria kishte shprehur dëshirën të sqarojë arsyet e disbalancës së çmimeve, dhe pikërisht për këtë arsye kam ndërmarrë shkrimin tim.

Dua të theksoj se nuk zhvilloj takime në qoshe apo fshehurazi me askënd, përveçse me ata që ndihen të frikësuar nga punëdhënësit e tyre.

Shpërndaje në: