Prishtinë: Nëna raporton zhdukjen e vajzës, Policia nis hetimet
Një vajzë e mitur është zhdukur në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë gjatë së enjtes.
Policia e Kosovës ka bë rë të ditur se rastin e ka raportuar nëna e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj./Periskopi/



