Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj, tre persona të dyshuar
Një person ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë vjedhur dy kambana të kishës katolike në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh, nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat.
“Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 28.10.2026 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona ende të panjohur janë vjedhur dy kambana të kishës katolike. Nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat”, thuhet në raportin e Policisë.



