Basha del nga SPAK, ja çka thotë kur pyetet për 21 janarin
Lulzim Basha ishte i rezervuar pas daljes nga SPAK, ku u pyet për dosjen e 21 janarit. Ai nuk komentoi mbi deklaratat e tij para prokurorit duke u shprehur vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe duhet të respektojë sekretin hetimor.
Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.
Gazetarët: Për 21 janarin?
Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.
Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?
Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim
Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë
Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.



