Për 4 vjet nuk siguroi asnjë njohje, Gërvalla pas njohjes nga Siria: Gëzohem që foton e parë e bëri Presidentja
Donika Gërvalla, deputete e Vetëvendosjes, tha se për njohjen nga Siria “merita kanë shumë veta” por se megjithatë “gëzohet shumë” që foton e parë nga Riadi ku u lajmërua njohja e bëri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Meriten për njohje e kanë shumë veta mirëpo unë shumë kam dëshirë dhe shumë gëzohem nëse në foton e parë pas një njohjeje të re e shoh politikanin, në postin më të lartë të vendit tonë, Presidenten e Republikës sepse kështu është normaliteti i shtetit tonë.
Ne respektojmë hierarkinë, ne respektojmë institucionet dhe lajmi që vjen nga goja e Presidentës së Republikës sonë është edhe më i gëzueshëm sesa kur vjen nga kanalet tjera”, tha ajo te Fidan Jupolli.



