“Partitë ish-opozitare kanë pranuar takimin që ti thonë jo Presidentes”
Analisti, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se partitë ish-opozitare kanë pranuar takimin që ti thonë jo presidentes Osmani.
Canaj: Kam përshtypjen që partitë ish-opozitare kanë pranuar takimin që ti thonë jo presidentes për çfarëdo që kërkon ajo.
Tani e kemi në Kosovë edhe çështjen e buxhetit.
Do të thotë nëse nuk arrihet në parlament të votohet buxheti, atëherë i bie që diku nga shkurti apo marsi Kosova mund të kollabojë.
Për shkak se i ka paratë por nuk ka sesi ti shfrytëzojë.
Prandaj mendoj që edhe kjo është një prej çështjeve që dëshiron që ti diskutojë presidentja.
Por edhe këtu është një pikëpyetje e madhe se pyetja është se çfarë do të diskutojë kur nuk ka se kush ta dorëzojë projektpropozimin për buxhetin në parlament./Periskopi/



