Nis takimi i liderëve politikë me Vjosa Osmanin

Nis takimi i liderëve politikë me Vjosa Osmanin

Tashmë thuajse të gjithë liderët e partive politike kanë arritur në zyrën e Kryesisë, ku po zhvillohet takimi i thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takim kanë marrë pjesë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i Guxo-së, Faton Peci, si dhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Po ashtu, kanë arritur edhe kryetarët e partive politike të komuniteteve pakicë.

Ky takim konsultativ vjen pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, për të siguruar votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, Osmani duhet të caktojë një mandatar tjetër brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ndonjë parti do të ketë vullnet të krijojë një koalicion qeverisës.

Shpërndaje në: