Përparim Rama dhe Bekë Berisha arrijnë koalicion para balotazhit në Prishtinë
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Përparim Rama dhe ai i AAK’së Bekë Berisha, kanë bërë koalicion para balotazhit të 9 nëntorit, kundër kandidatit të VV-së Hajrulla Çeku, shkruan Periskopi.
Lajmin për arritjen e një marrëveshje politike mes tyre e ka dhënë Berisha i AAK’së përmes një videoje në Facebook, ku shfaqet duke drekuar bashkë me Ramën.
“Kryetar, smart city, I like that”- thotë Berisha.
Postimi:



