Ferit Idrizi: Çdo takim na jep edhe më shumë motiv për të vazhduar rrugëtimin drejt fitores
Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka vazhduar sot takimet me qytetarët, duke theksuar përkrahjen e madhe që po merr gjatë fushatës elektorale
Idrizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohje për entuziazmin dhe besimin.
“Takimet e sotme i vazhduam me qytetarët e Vushtrrisë, që na e kanë zbukuruar këtë fushatë me përkrahjen e madhe dhe entuziazmin e fitores.Çdo takim na jep edhe më shumë motiv e besim për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt fitores së madhe më 9 nëntor. Faleminderit Vushtrria ime!”, ka shkruar Idrizi.
Postimi i plotë:



