Arbër Ismajli i LDK-së takon qytetarët e Malishevës: Gjiani i ri meriton ndryshim
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli i shoqëruar nga ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Riad Rashiti ika njoftuar se ka zhvilluar takime me qytetarët e Malishevës.
Ismajli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se bisedat dhe vullneti i tyre na japin motivim të madh për të sjellë ndryshimin që Gjilani i ri e meriton.
“Sonte, së bashku me kryetarin e PDK-së, Riad Rashiti, pata nderin të takoj banorët e Malisheves së Heroit të Kombit Abdullah Tahiri, një pjesë e Gjilanit që gjithmonë ka dhuruar intelektualë, funksionarë dhe njerëz të jashtëzakonshëm për zhvillimin e shoqërisë dhe të cilët janë bashkuar në vizionin tonë për ndryshimin përfundimtar të mentalitetit të një qeverisje e cila ka dëshmuar që nuk është e interesuar aspak për zhvillimin e Gjilanit.Bisedat dhe vullneti i tyre na japin motivim të madh për të sjellë ndryshimin që Gjilani i ri e meriton.
Me zemër dhe angazhim, po përgatitemi për 9 nëntorin, ditën kur së bashku do të fillojmë ndërtimin e një të ardhme shumë të mirë për qytetin dhe qytetarët tanë. Faleminderit shumë për përkrahjen!”, ka shkruar Ismajli.
Postimi i plotë:



