Një grua u godit nga një automjet në Fushë Kosovë, Policia jep detaje
Një grua është goditur nga një automjet në Fushë-Kosovë.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë ajo.
Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut./Periskopi/



