Haziri përgjigjet Kurtit: Kryetari i Gjilanit e ka kthyer komunën në “çiflig kunatash e baxhanakësh”
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili gjatë hapjes së fushatës kërcënoi me buxhetin e shtetit.
“Pse mos të vijnë edhe në komuna tjera investime dhjetëra milionëshe? Mendoni mirë qytetarë, zgjidhni kryetarin e duhur dhe që ju duhet. Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jam buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk kainvestime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës, tha Kurti, raporton Periskopi.
Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se deputeti Kurti paska kërkuar që të mos votohen ata kryetarë të cilët ‘nuk dinë të punojnë mirë apo ata ata që vjedhin’.
“Thirrje me vend. Po ia kujtojmë pra që ky i Gjilanit, në katër vitet e fundit, lëre që s’ka punuar asgjë, por qytetit tonë ia ka sjellur epitetet më të këqija, duke e shndërruar Komunën në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh, dajallarësh e dostash. Mjerë ata që punojnë për një proces zgjedhor e jo për një gjeneratë!”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:



