Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili vdiq të premten në moshën 73-vjeçare.

Së bashku me të ishte Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit.

Kurti u ndal edhe për të shkruar në librin e zisë për ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Socialiste të Shqipërisë./Periskopi/

Shpërndaje në: