Falsifikimi i dokumenteve të pronave të AKP-së, Policia godet rrjetin kriminal – arrestohet një person
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Falsifikimit të Dokumenteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas disa muajsh hetime intensive ka zbuluar dhe dokumentuar veprimtari të dyshuar kriminale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve të pronave shtetërore.
Gjatë hetimeve është konstatuar se i dyshuari, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka falsifikuar dokumente që janë përdorur në procedura për bartje dhe legalizim të pronave nën
menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me qëllim të ndryshimit të pronësisë dhe
tjetërsimit të pronave shtetërore në pronësi private. Pronat më pas janë shitur duke mashtruar
blerësit dhe duke përfituar shuma të mëdha financiare me vlerë milionëshe.
Në zbatim të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë 01.11.2025, në dy rajone
të vendit, policia ka realizuar kontrolle në një shtëpi, tri banesa dhe dy garazhe që dyshohej se
ishin nën mbikëqyrje të të dyshuarit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar:
dokumente që lidhen me rastin (kontrata shitblerjeje, regjistra të parcelave, dosje pronash
në gjuhën serbe, dokumente të paplotësuara të ish-RFJ-së);
pajisje të përdorura për falsifikim (pesë makina shkrimi të vjetra dhe një pajisje “Paper
Trimmer”);
një revole e tipit Zaragio me 103 fishekë;
një telefon iPhone 17 Pro, një orë dore Rolex dhe një zinxhir dore Rolex.
Bazuar në provat e siguruara, ndaj të dyshuarit ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e
këtyre veprave penale:
Falsifikim i Dokumenteve
Legalizim i Përmbajtjes së Rreme
2
Mashtrimi dhe
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është
dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e
bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë mbetet e përkushtuar në luftimin e
krimeve ekonomike, korrupsionit dhe çdo forme të keqpërdorimit të pronës publike, duke
garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të
Republikës së Kosovës. /Periskopi/



