Fishekzjarrë pranë burgut të Durrësit pas vendimit të Kushtetueses në favor të Veliajt
Pranë burgut të Durrësit, ku po mbahet në paraburgim Erion Veliaj, ka nisur festa pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të kryebashkiakut të Tiranës.
Simpatizantët kanë hedhur fishekzjarrë, pasi Erion Veliaj do të mbetet kryebashkiak i kryeqytetit të Shqipërisë.
Eksperti Ervin Karamuço në Top Channel rikujtoi se hedhja e fishekzjarrëve është e ndaluar me ligj, sidomos pranë institucioneve të sigurisë.
“Këto janë dhe të ndaluara dhe në perimetër të afërt me një institucion, nuk lejohet, është e rrezikshme”, tha Karamuço./Periskopi/



