Tragjedia në stacionin e autobusëve në Stokholm, tre të vdekur
Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përplas me një stacion autobusi në qendër të Stokholmit, thotë policia suedeze.
Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë identitetin e viktimave, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Nuk është e qartë nëse kishte pasagjerë në bord.
Rrethanat e aksidentit të së premtes në rrugën Valhallavägen në kryeqytetin suedez mbeten të paqarta.
Shoferi i autobusit po merret në pyetje dhe një hetim për vrasje të paqëllimshme është hapur si çështje rutine./Periskopi/
Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar



