Kosova mund të jetë pa katër yje nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Zvicrës

Kosova mund të jetë pa katër yje nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë përballjen e vështirë ndaj Zvicrës në shtëpi të martën, në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për Kupën e Botës.

“Dardanët” e kanë siguruar tashmë vendin për play-offin e Botërorit, mirëpo mund të kualifikohen direkt nëse ndodhë ndonjë mrekulli, pra një fitore me gjashtë gola diferencë.

Sidoqoftë, përzgjedhësi Franco Foda duhet të ketë kujdes pasi mund të mbetet pa disa nga yjet kryesorë në play-off, meqenëse katër lojtarë kanë nga një karton të verdhë në këto kualifikuese dhe nëse ‘zverdhën’ nesër atëherë do ta humbasin së paku gjysmëfinalen.

Bëhet fjalë për dy qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova dhe Albian Hajdari, si dhe mesfushorët Muharrem Jashari dhe Leon Avdullahu.

 Franco Foda

Dellova u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Sllovenisë, kurse Albian Hajdari gjatë fitores 0-1 te Suedia. Avdullahu e ka kartonin e verdhë në barazimin 0-0 të Sllovenisë, derisa Jashari në triumfin 2-0 kundër suedezëve në Prishtinë.

Tre nga këta katër yje luajnë titullarë në formacionin e Franco Fodas, prandaj nëse ndodhë më e keqja, atëherë do të jenë mungesë jashtëzakonisht e madhe për “Dardanët”.

Faktikisht edhe Foda po e konsideron ndryshimin e formacionit fitues shkaku i kësaj situate.

“Sot e kemi seancën stërvitore, do të flas me disa lojtarë dhe ndoshta do të kemi disa ndryshime në formacion”, kishte deklaruar Foda.

Përndryshe, mbetet të shihet në çfarë mënyrë do t’i qaset Kosova përballjes me Zvicrën./Telegrafi/Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Një muaj paraburgim për babain që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar…

Kushtetuesja merr vendimin për Ilir Metën

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e ish-presidentit shqiptar, Ilir Meta, i cili ka…

Deputetët “nuk po e përballojnë punën e madhe”: E marrin nga një asistent personal me pagë deri 900 euro

Rreth 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë kanë shfrytëzuar të drejtën…

Infeksioni i zakonshëm që mund të transmetohet seksualisht

Ekspertët kanë dhënë një paralajmërim të ri lidhur me një gjendje shumë të përhapur tek…

Google Maps tregon sa vonë po vonohet autobusi juaj

Pritja për një autobus mund të bëhet më pak e pasigurt falë një funksionaliteti të…

Jo për t’u çuditur: Reali proteston për një karton të kuq që konsideron që s’u dha mbrëmë

Humbja nga Bayern Munichu nuk ka lënë vetëm zhgënjim nga rezultati te Real Madridi, por…

Çitaku, VV-së: Konkretizoni deklaratat, Albin Kurti ta trajtojë me seriozitet çështjen e presidentit

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se partia në pushtet dhe lideri…

Komercialja ia ‘fshinë’ Prishtinës 32 milionë, ankesa e NPB-së refuzohet – Periskopi sjell detaje

Vetëm shtatë ditë kohë iu kanë dashur Gjykatës Komerciale që të merr vendim për një…