Në fundjavë derbi mes Interit dhe Milanit, caktohet gjyqtari që do ta ndaj drejtësinë

Në fundjavë derbi mes Interit dhe Milanit, caktohet gjyqtari që do ta ndaj drejtësinë

Simone Sozza nga Milano është zgjedhur për të arbitruar derbin e madh të së dielës mes Interit dhe Milanit, që luhet në orën 20:45. Kjo do të jetë hera e tretë që Sozza drejton Derbin e Madonninës në dy sezonet e fundit.

Gjyqtari 36-vjeçar ka arbitruar tashmë dy përballje mes skuadrave milanezë, një ndeshje kampionati, të fituar 5–1 nga Interi dhe finalen e Superkupës, të fituar 3–2 nga Milani. Dy sfida të ekuilibruara që e bëjnë të dielën “episodin e tretë”.

Sozza, i lindur në Milano dhe i rritur në Seregno, është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2023. Debutimin jashtë Italisë e ka bërë në maj 2022 në ndeshjen APOEL – AEK Larnaca, e cila përfundoi 1–1.

Të dielën, ai do të jetë sërish në qendër të një prej ndeshjeve më të ndjekura në Itali./Periskopi/

Shpërndaje në: