Ngjarje e rëndë- Dy vëllezër sirianë e vrasin motrën e tyre pasi morën vesh se ajo kishte të dashur
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Holandë, ku dy vëllezër i kanë marrë jetën motrës së tyre pasi zbuluan se ajo kishte të dashur.
Dy vëllezërit sirianë e mbytën motrën e tyre 18-vjeçare, pasi u urdhëruan nga babai i tyre.
Autorët e krimit dolën përpara gjyqit, por babai i tyre arriti të largohej në Siri.
18-vjeçarja Rayan Al-Jayar, u vra pasi sipas familjes kishte turpëruar familjen.
Babai Khaled do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, dolën përpara gjykatës, raporton TCh, transmeton Periskopi.
18-vjeçarja u largua nga shtëpia ku jetonte me familjen, më 22 maj 2024, e gjashtë ditë më vonë u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad.
Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës.
Në thonjtë e së ndjerës u gjet ADN-ja që i përkiste babait të saj, teksa vëllezërit vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës se 18-vjeçarja u vra nga ky i fundit.
Nga ana tjetër, megjithëse në largësi, babai ka pranuar se e ka vrarë ai vajzën, por kjo gjë u hodh poshtë nga prokuroria, e cila i qëndron versionit se ishin dy vëllezërit që e rrëmbyen e më pas vrarë. /Periskopi/



