Përleshje me grushte, dikush përfundoi në spital – detaje dhe pamje nga incidenti në Parlamentin e Turqisë

Përleshje me grushte, dikush përfundoi në spital – detaje dhe pamje nga incidenti në Parlamentin e Turqisë

Një përleshje me grushte shpërtheu në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë gjatë ceremonisë së betimit të ministrave të rinj të Drejtësisë dhe të Brendshëm.

Tensionet nisën kur deputetët e CHP-së pushtuan foltoren për të penguar betimin e Akın Gürlek, i emëruar Ministër i Drejtësisë.

Deputetët e AKP-së iu afruan podiumit, duke çuar situatën në përplasje fizike mes palëve.

Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdağ, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjatë incidentit, deputeti i CHP-së Mahmut Tanal u lëndua në hundë dhe u dërgua në Spitalin e Parlamentit.

CHP kundërshtoi emërimin e Gürlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror.

Megjithatë, pas ndërprerjes së seancës, Gürlek arriti të bëjë betimin e tij, ndërsa debati politik mes opozitës dhe qeverisë u thellua edhe më tej.

Sipas raportimeve, Akın Gürlek, ministri i ri i Drejtësisë në qeverinë e AKP-së, është i njohur për menaxhimin e proceseve gjyqësore kundër partisë kryesore të opozitës, CHP; për shembull, kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, thuhet se u arrestua si rezultat i hetimeve të kryera nga Gürlek. /Periskopi/

Shpërndaje në: