“Unë e kam duruar shumë, për famë ai e harron edhe vajzën” – Loredana i reagon Mozzikut

“Unë e kam duruar shumë, për famë ai e harron edhe vajzën” – Loredana i reagon Mozzikut

Reperja e njohur Loredana Zefi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me moderatoren Arbana Osmani, në një intervistë që pritet të marrë vëmendje të madhe publike, pasi vjen vetëm pak javë pas publikimit të projektit muzikor “Diss*****” nga ish-partneri i saj, Mozzik.

Në teaser-in promovues të episodit që transmetohet të enjten, artistja dëgjohet duke folur për herë të parë publikisht pas këngës, duke iu referuar qartazi marrëdhënies me reperin dhe situatës që ka bërë bujë javët e fundit. Edhe pse në video nuk përmendet emër, konteksti është i kuptueshëm dhe deklarata e saj është mjaft e drejtpërdrejtë.

“Unë e kam duruar shumë. E kam duruar maksimalisht, e kam respektuar maksimalisht për shkak të pikës së dobët, vajzës. Më bëj dëm mua o vëlla, por mos i bëj dëm vajzës. Ndoshta mua më urren kaq shumë sa nuk do që të më shohë sytë. Ka mundësi dhe kjo edhe është okay. Ai është në gjendje që për famën e vet, për personalitetin e vet, është në gjendje të harrojë edhe vajzën”, shprehet ajo në fragmentin e publikuar./Periskopi/

 

Shpërndaje në: