U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është ndalur së fundmi në rrugët e Londrës nga influencuesi i njohur i TikTok-ut, Shan Rizwan, i cili njihet për sfidat spontane që u bën kalimtarëve lidhur me njohuritë e tyre muzikore.

Teksa po shëtiste në kryeqytetin britanik së bashku me vëllanë e saj, Florentin, dhe kunatën Dorina, artistja shqiptare nuk hezitoi të pranonte sfidën e radhës. Koncepti ishte i thjeshtë: nëse arrinte të gjente tri këngë nga një prej artistëve të saj të preferuar, do të fitonte 100 dollarë.

Rexha zbuloi se është një fanse e madhe e Lauryn Hill, ndërsa Shan vendosi ta vërë në provë me tri këngë më pak të zakonshme të artistes legjendare. Sapo nisën tingujt, Bebe tregoi menjëherë njohuritë e saj muzikore, duke i identifikuar saktë këngët “That Thing”, “Ready Or Not” dhe “To Zion”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shan Rizwan (@shanonthestreet)

Sfida u përmbyll me sukses dhe 100 dollarët ishin të sajat. Megjithatë, në një gjest që u vlerësua nga ndjekësit në rrjetet sociale, Rexha vendosi të mos i mbante paratë për vete. Ajo ia ktheu shumën influencuesit dhe i kërkoi që ato t’ia dhuronte personit të parë që do të takonte në rrugë, duke i marrë premtimin se do ta bënte këtë gjë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Videoja e momentit është shpërndarë gjerësisht në TikTok, duke treguar edhe një herë anën e thjeshtë dhe bujare të këngëtares, e cila pavarësisht suksesit ndërkombëtar, vazhdon të mbetet e afërt me fansat dhe e gatshme për momente spontane në rrugë./Periskopi

Shpërndaje në: