Atletico Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Atletico Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Sonte rikthehet magjia e UEFA Champions League, me dy përballje vendimtare që do të përcaktojnë skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni.

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në çerekfinalet e kompeticionit më prestigjioz për klube, ku gjithçka mbetet e hapur pas ndeshjeve të para, transmeton GazetaBlic Sport.

Në fokus është përballja mes Atletico Madrid dhe FC Barcelona. Skuadra madrilene vjen me një epërsi të rëndësishme 2-0 nga ndeshja e parë dhe është një hap larg kualifikimit, ndërsa katalanasit synojnë një rikthim spektakolar për të përmbysur gjithçka.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse këto janë formacionet e mumdshme:

Atletico Madrid: Musso; Molina, Lenglet, Le Normand, Ruggeri; Simeone, Llorente, Koke, Lookman; Griezmann, Alvarez

Barcelona: J. Garcia; Kounde, Araujo, E. Garcia, Cancelo; Pedri, De Jong; Yamal, Lopez, Rashford; Torres

Shpërndaje në: