Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte
Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë.
Sipas mediave suedeze, alarmi u mor pak para mesnatës dhe zona u rrethua nga forcat policore. Policia kreu një hetim gjatë natës, por nuk është e qartë nëse ka ndonjë të dyshuar.
Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar. Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave.
Sakaq dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një grupi trafikimi droge.
Mësohet se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij./tch/



