Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë, zjarrfikësit shpëtojnë banorët
Një zjarr masiv ka rënë në një kompleks pallatesh sot në 14 prill pranë QSUT-së.
Zjarrfikësit janë duke “luftuar” me flakët, që janë përhapur me shpejtësi.
Disa banorë janë zbritur me shkallë nga zjarrfikësit. Situata duket problematike, teksa nga katet lart kanë rënë edhe inerte, në momentin e operacionit delikat të shpëtimit të qytetarëve, raporton tvklan.al, transmeton Perikskopi.
Mësohet se iu është kërkuar të gjithë banorëve që të largohen nga flakët. Mirëpo, ka pasur banorë që nuk e kanë pasur të mundur që të dalin dot nga apartamentet e tyre.
Dyshohet se zjarri ka ardhur nga garazhi, por se kjo pistë nuk është konfirmuar ende. Zjarrfikësit vazhdojnë të hedhin ujë, me qëllim shuarjen e flakëve. QSUT dhe reparti i plastikës janë në gatishmëri për të trajtuar raste të djegieve, nisur nga kjo ngjarje dramatike./Perikskopi



