Atletico Madridi e eliminonin Barcelonën-siguron gjysmëfinale të Champions League

Atletico Madridi e eliminonin Barcelonën-siguron gjysmëfinale të Champions League

Atletico Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League.

Barcelona arriti të fitojë në ndeshjen e dytë çerekfinale me rezultat 2-1, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 3-2 për skuadrën madrilene.

Lamine Yamal e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e katërt.

Ferran Torres dyfishoi rezultatin në minutën e 24-të, duke shpresuar për kualifikim.

Por Atletico Madridi reagoi shpejtë dhe Ademola Lookman shënoi golin vendimtar në minutën e 31-të, gol ky i cili vulosi kualifikimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Atletico Madridi do të përballet me PSG-në, pasi eliminoi Liverpulin./Periskopi

Shpërndaje në: