E ndaluan për kundërvajtje në trafik, policët arrestojnë vushtrriasin që i gjetën drogë në veturë

E ndaluan për kundërvajtje në trafik, policët arrestojnë vushtrriasin që i gjetën drogë në veturë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Vushtrri, pasditen e së enjtes.

Prangosja e tij ka ardhur pasi në veturën e tij, zyrtarët policorë kanë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit, vushtrriasi fillimisht ishte ndaluar për kundërvajtje në trafik, por gjatë kontrolleve policore, te ai është gjetur sasia e narkotikëve.

“Në orët e pasdites të ditës së sotme, zyrtarët policor në Vushtrri kanë identifikuar një kundërvajtës në trafik. Pas dhënies së shenjës për ndalim nga ana e policisë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur, mirëpo pas një ndjekjeje të shkurtër, njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10.8 gram.”, thuhet në njoftim.

Përveç tij, në stacionin policor janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet.

Që të tre më pas janë liruar, derisa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale  “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

Shpërndaje në: