Personi që kërcënoi sot deputeten e PDK-së kishte bërë thirrje edhe më herët për vrasjen e deputetëve

Personi që kërcënoi sot deputeten e PDK-së kishte bërë thirrje edhe më herët për vrasjen e deputetëve

Bahtir Hamza, i cili sipas të dhënave të publikuara nga vetë ai jeton në Toronto të Kanadasë, ka kërcënuar me jetë sot deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu. I njëjti më parë kishte kërcënuar edhe deputetë të tjerë.

Në një postim të publikuar disa muaj më parë, ai kishte bërë thirrje për dhunë dhe vrasje të deputetëve të PDK-së, pas dështimit që Glauk Konjufca t’i siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

“Ja ku i shihni kurvat e reja shqiptare të moshave të ndryshme që janë fshatarë të paemancipuar, i shihni këtu deputetët e PDK-së, sot më 19.11.2025, siç shihet në rreshtin e parë Sala Jashari, një kurvë midis karrigeve, deputete hejjjj,….që nuk ka njohuri politike, Ganimete Musliu, që është e paturpshme dhe e papastër në vrimën e saj të zezë, dhe motra e saj, dhe kurvat e tjera që janë në këto në PDK, AAK dhe LDK, që nuk kanë njohuri politike, dhe nga këto kurva të tilla, deshtoi sot qeverisja e Shtetit si Republika e Kosovës,e,dhe, kanë dështua edhe formimi i institucioneve të Republikës së Kosovës nga shkurti 2025 e deri me sot.dështoi.
Sot, 19.11.2025, ora 15.30. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për krijimin e një qeverie të re me kryeministër G. Konjufca, ishin 53 kundër formimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Këta 4 deputetë abstenuan. Këta deputetë duhet të vriten të gjithë një nga një. Edhe këta deputetë duhet të vriten, edhe, të gjallët e tyre që ushqehen me ta, dhe të vdekurit e tyre që janë varrosur në varrezat e Kosovës, duhet të dinamitohen. Rrënjët e idhëta të mos çojnë kokë, – le të mos rebelohen, qoftë në shtëpi apo në varr. Këta deputetë të PDK-së, LDK-së, AAK-së janë antishqiptarë, janë idiotë të ndyrë të popullit”,
kishte shkruar ai.

Ndërkohë, Hamza sot në një postim kërcënoi deputeten e PDK-së, Arbnora Salihu.

“Çfarë Kurve Është Kjo Kurve Që Ka Lindur Me Gjak Serbi, Dhe, Është Rriture e është Krijuar Me Parime Serbe Nga Babai Dhe Gjyshi i Saj Që Ishin komunist serbo jugosllavë Dhe Janë Agjentë Të Udb-Së Serbe Të Serbisë Jugosllave, Dhe Nëna E Saj Është Një Kurve E Pisët, E Panjohur,.. Kjo Kurvë, Vetë E Tregon Përbërjen E Familjes Së Saj Me Ndikime kriminale, Negative Dhe, Jo Intelektualitet”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: