Rugova: Nuk do të befasohesha nëse ndonjë deputet i LAA’së e voton Haradinajn për kryeministër

Rugova: Nuk do të befasohesha nëse ndonjë deputet i LAA’së e voton Haradinajn për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj po vazhdon përpjekjet për sigurimin e votave të mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re, transmeton Periskopi.

Gazeta “Epoka e Re” sot raportoi me burime se Haradinaj do të sigurojë 62 vota, pasi tre deputetë të koalicionit LDK-AKR-AL do ta votojnë atë.

Por nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë, ndonëse thotë se nuk do të befasohej.

“Sa kam informata unë, është Grupi Parlamentar i Koalicionit LAA që vazhdon të mbetet unik në qëndrimet e tij. Nuk besoj se do të ndodhë një gjë e tillë, edhe pse nuk do të befasohesha”, tha Rugova për Periskopin.

Për më tepër, i ka quajtur spekulime raportimet e tilla.

Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj u ka dërguar ftesë për takim kryetarin të Vetëvendosjes, Visar Ymerit e përfaqësuesit të koalicionit LAA, Isa Mustafës, por të dy palët e kanë refuzuar atë.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Haradinaj u takua me përfaqësues të komuniteteve joserbe, nga të cilët mori mbështetje të plotë për formimin e Qeverisë së re. /Periskopi

 

Shpërndaje në: