Tentoi të hidhej nga pallati, i moshuari godet me çekiç policin… (Video)

Tentoi të hidhej nga pallati, i moshuari godet me çekiç policin… (Video)

Një 68 – vjeçar nga Pogradeci ka tentuar të hidhej nga ballkoni i shtëpisë së tij. Sipas Tv lokal Sot7, qytetari i identifikuar si Agron Qose ka kërcënuar se do hidhet nga kati i 6 i banesës ku ai jetonte.

Lidhur më këtë ngjarje kanë qene fillimisht kalimtarët ata që kanë njoftuar menjëherë policinë.

Mësohet se me tu njoftuar efektivët e policisë kanë mbërritur ne vendngjarje dhe kanë nisur të negociojnë, por Qose i ka kundërshtuar.

Fillimisht ata kane hapur derën e shtëpisë me një çelës, por në momenti që efektivët kanë hyrë brenda, 68-vjeccari ka qëlluar njërin prej tyre me çekiç në kokë duke i sjellë dhe lëndime.

Pas dështimit te tentativës së parë u be me pas ndërhyrja nga jashtë godinës ku zjarrfikësit u ngjitën nëpërmjet shkalleve edhe pse gjate gjithë kohës 68 vjeçari i kundërshtonte.

Por më vonë sikurse duket edhe në video, Qose ndihmon zjarrfikësin të ngjitet në banesë.

Pas kësaj ai u shoqërua me ambulance për ne spitalin e qytetit, ku u vendos nen kontrollin e mjekëve ndërsa policia e mori ne pyetje rreth tentativës së vetëvrasjes, nga informacionet paraprake mësohet se 68 – vjeçari kishte probleme mendore.

Sipas të dhënave ai sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshorten ku jetonte prej 20 vjetësh ndërsa mësohet se ishte edhe konsumator i rregullt i alkoolit.

Shpërndaje në: