Ymeri merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste në selinë e OKB-së

Ymeri merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste në selinë e OKB-së

I pari i Lëvizjes Vetë vendosje, Visar Ymeri së fundi ka qenë pjesë e Këshillit të Internacionales Socialiste që po mbahet në selinë e OKB-së në New-York.

Me këtë rast Ymeri ka theksuar se në mbledhjen në fjalë janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat sociale demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër.

Ky është postimi i plotë:

Nga Këshilli i Internacionales Socialiste i cili po mbahet në Selinë e OKB-së në New York. Në këtë mbledhje të Këshillit janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat social demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, nevoja për ta mbrojtur demokracinë në vendet ku ajo është e rrezikuar si dhe fuqizimi i multilateralizmit drejt paqes së qëndrueshme.

Këshillit dje iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili më herët ka qenë edhe Kryetar i Internacionales Socialiste.

Është hera e pestë që Lëvizja VETËVENDOSJE! merr pjesë në mbledhjet e Internacionales Socialiste.

Shpërndaje në: