Vetëvendosje nuk e njeh Haradinajn si mandatar

Vetëvendosje nuk e njeh Haradinajn si mandatar

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala, në një intervistë në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, ka komentuar thirrjen e të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PAN, drejtuar partive politike.

Bala thotë se ajo letër duhet të ishte letër e urimit për Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Haradinaj ta pranonte fitoren e Vetëvendosjes.

Ajo shtoi se letrën e dërguar nga Haradinaj do të mundte ta dërgonte secili deputet, sipas saj, ai është i barabartë me çdo deputet tjetër. “Letra që ka dërguar Haradinaj është me pretendimin që të jetë mandatar për formimin e Qeverisë.

Këtë letër ka mundur që ta dërgojë secili deputet. Ramush Haradinaj është i barabartë me secilin deputet të certifikuar tashmë”, tha Bala në “FaktPlus”.

Bala përmendi edhe deklaratat e akterëve të koalicionit PAN, sipas të cilëve, ky koalicion i ka votat për formimin e Qeverisë. E sipas Balajt, koalicioni PAN nuk i ka numrat dhe nuk do të mundet të formojë Qeverinë.

Shpërndaje në: